AEG BEB331110M Manuale utente

BEB331110M
SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë 2
HR Upute za uporabu | Pećnica 23
NL Gebruiksaanwijzing | Oven 44
EN User Manual | Oven 64
FR Notice d'utilisation | Four 84
DE Benutzerinformation | Backofen 106
MK Упатство за ракување | Печка 129
PL Instrukcja obsługi | Piekarnik 151
SR Упутство за употребу | Пећница 172
SL Navodila za uporabo | Pečica 194

PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................5
3. INSTALIMI.......................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 9
5. PANELI I KONTROLLIT.................................................................................. 9
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 10
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 10
8. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................11
9. PËRDORIMI I AKSESORËVE...................................................................... 13
10. FUNKSIONET SHTESË..............................................................................13
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................14
12. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................17
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 20
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 21
15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................22
2 SHQIP

1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
SHQIP 3

• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
• Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e
shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të
shmangur një rrezik elektrik.
• PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
• Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
4 SHQIP

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
• Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
576 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
SHQIP 5

• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05
V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për pjesën e kabllos, referojuni fuqisë së
përgjithshme në pllakën e
specifikimeve.Gjithashtu mund t’i referoheni
tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit
(mm²)
maksimumi 1380 3x0.75
maksimumi 2300 3x1
maksimumi 3680 3x1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë)
duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe
të fazës dhe blu të nulit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni enët e furrës ose objekte të
tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në
fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
6 SHQIP

• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.7 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Montimi inkaso
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG/Electrolux
Oven - Column installation
SHQIP 7

18
594
589
114
21548
595+-1
min. 550
20
600
min. 560
3
5
60
20
80
520
60
198
523
(*mm)
min. 550
20
595+-1
18
590
min. 560
594
589
114
21548
3
5
70
60 520
60
20
198
523
(*mm)
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
8 SHQIP

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pasqyra e përgjithshme
8
7
11 9
10
5
4
1
2
3
33 641 52
1Paneli i kontrollit
2Çelësi i funksioneve të ngrohjes
3Llamba e fuqisë / simboli
4Ekrani
5Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
6Treguesi / simboli i temperaturës
7Elementi i ngrohjes
8Llamba
9Ventilimi
10 Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
11 Poyicioni i raftit
4.2 Aksesorët
•Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
•Tava e pjekjes
Për kekë dhe kuleçë.
•Tava e skarës/pjekjes
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për
mbledhjen e yndyrës.
•Korridori teleskopik
Me shinat teleskopike mund t'i vendosni
dhe hiqni raftet më lehtë.
5. PANELI I KONTROLLIT
5.1 Dorezat e palosshme
Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin.
Çelësi del jashtë.
5.2 Butonat / fushat e sensorit
Për vendosjen e orës.
Për të vendosur funksionin e orës.
Për vendosjen e orës.
SHQIP 9

5.3 Ekrani
A B
A. Funksionet e orës
B. Kohëmatësi
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Përpara përdorimit të parë
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të
jetë e ajrosur mirë.
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh
1. , - shtypeni për të
caktuar kohën. Pas rreth 5
sekondash, pulsimi do të ndalet
dhe në ekran do të afishohet
ora.
1. Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen nga furra.
2. Pastroni furrën dhe aksesorët
vetëm me një copë me
mikrofibra, me ujë të ngrohtë
dhe një detergjent të butë.
1. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 1 orë.
2. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 15 min.
3. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 15 min.
Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Mënyra e vendosjes: Funksioni
e ngrohjes
Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës
për të përzgjedhur një funksion
ngrohjeje.
10 SHQIP
Altri manuali per BEB331110M
3
Indice
Lingue:
Altri manuali AEG Forno

AEG
AEG PROCOMBI PLUS Manuale utente

AEG
AEG B 60 LFV Manuale utente

AEG
AEG BPS351120M Manuale utente

AEG
AEG Competence 5051 B Manuale utente

AEG
AEG BP 60.1 LFV Manuale utente

AEG
AEG BPK742320M Manuale utente

AEG
AEG BD742P Manuale utente

AEG
AEG BPK435090B Manuale utente

AEG
AEG EE4003011 Manuale utente

AEG
AEG COMPETENCE B3000-1 Manuale utente

AEG
AEG KSE892220M Manuale utente

AEG
AEG BCK748280M Manuale utente

AEG
AEG Competence 3215V Manuale utente

AEG
AEG BPK75891PT Manuale utente

AEG
AEG COMPETENCE B6142-1 Manuale utente

AEG
AEG B2100-5 Manuale utente

AEG
AEG BPE546360M Manuale utente

AEG
AEG NC4013001 Manuale utente

AEG
AEG BPB435020M Manuale utente

AEG
AEG BSK798280B Manuale utente





















